Kjo është përgatitja unike e kafes turke në qarshinë e Shkupit

13:03 | 22 Maj 2021
V. S.

Veçantia e këtij lokali vërehet që nga pamja e jashtme. Përshtypja rritet edhe më shumë për  me të hyrë brenda tij.

Ky lokal, i cili gjendet në zemër të qarshisë së Shkupit përgatitë në mënyrë unike kafen turke.

Shija e saj është e pa rezistueshme.

Pjekja e kafes turke këtu bëhet me rërë, gjë që tërheq edhe më shumë vizitorët  e qarshisë dhe adhuruesit e kësaj kafe, raporton  arbresh.info

Jo veç nga Shkupi, ata që e frekuentojnë enkas këtë lokal për shijen e veçantë të kafes vijnë edhe nga vendet e rajonit.

Pronari i lokalit, Burhan Asan për arbresh.info rrëfen traditën shumëvjeçare të familjes së tij në përgatitjen e kafes turke.

Për arbresh.info, ai tregon mënyrën e përgatitjes së kësaj kafeje.

“ Po bëjmë kafe dhe deshta ta ruaj traditën, kafen turke e bëjë në rërë dhe me filxhan të bakrit”, tregon ai.

Asan, pretendon të vazhdojë ta ruaj këtë traditë.

“Në mënyrë tradicionale e të vjetër, do ta vazhdoj gjithmonë. Që 30 vjet merrna më këtë punë. Edhe baba ka pjek kafe në këtë mënyrë dhe e kam ruajt këtë traditë. Ka interesim pasi u duket interesante shërbimi i kafes. Vet e bluaj kafen”, tregon Asan për arbresh.info.

Ai thotë se interesimi i vizitorëve për të shijuar këtë kafe është i madh dhe përveç shijes, ata impresionohen edhe me shërbimin e veçantë të saj.

“Po ka interesim prej vizitorëve të Kosovës, dhe ka edhe maqedonas që vijnë pasi ju doket interesonte mënyra e shërbimit dhe bërja e saj”, shprehet ai.

Veçantia e këtij lokali nuk përfundon me kaq.

Çaji i zi, apo siç njihet në popull “çaji i rusit”, është tjetër pije tradicionale që shërbehet këtu e  që vizitorët kanë mundësi ta shijojnë.

“Ky është çaj i zi ose qaj i rusit. Ka interesim për me pi çaj. Kam myshteri prej Kosove edhe për çaj edhe për kafe. Ka edhe maqedonas që vijnë më pi çaj e kafe”, thotë Asan.

Shëtitja brenda kësaj qarshie është një botë në vete.  Brenda saj ka lloje të ndryshëm artizanale me tradita shumëvjeçare. /V.Selimi/Arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme