Shtatë shtetet më të industrializuara (G7) kanë bërë përkushtime për të ndihmuar në luftim të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë ndalesën në financime të projekteve me thëngjill, deri në fund të këtij viti.
Ministrat e Ambientit të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, kanë thënë në një deklaratë të përbashkët se janë të përkushtuara “për të marrë hapa konkretë drejt dhënies fund të mbështetjes për prodhimin e pandërprerë të energjisë me qymyr termik deri në fund të vitit 2021″.
Ministrat e G7-ës po ashtu kanë përsëritur zotimet e tyre për Marrëveshjen e Parisit për Klimën, e cila synon të mbajë temperaturën e Tokës në 1.5 gradë Celsius.
Ndalja e financimit në thëngjill është parë si hap që madh që mund të bëjë bota për të kufizuar rritjen e temperaturës mbi 1.5 gradë Celsius, gjë që sipas shkencëtarëve mund të ndihmojë në shmangien e dëmeve të rënda në ndryshimet klimatike.
Një samit i veçantë për çështje klimatike do të mbahet në nëntor të këtij viti në Glasgou të Skocisë./rel
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...