Sonte në Ahoy Arenda mbahet finalja e “Eurovision”.
Roterdami është nikoqiri i këtij viti i “Eurovision”, pasi më 2019 fitoi përfaqësuesi i Holandës, Duncan Laurence.
Vitin e kaluar, festivali nuk u mbajt për shkak të pandemisë, ndërsa këtë vit po mbahet duke respektuar masat anti-COVID.
Sonte (22 maj), në orën 21:00 fillon finalja e madhe e “Eurovision”, në të cilën garojnë 26 shtete finaliste.
Në finale do të interpretojnë: Duncan Laurence, Afrojack, Glennis Grace dhe Wulf.
Performanca e Duncan do të jetë e regjistruar, ngase Duncan para dy ditësh rezultoi pozitiv në testin e COVID-19.
26 shtetet pjesëmarrëse janë: Qipro, Shqipëria, Izraeli, Belgjika, Rusia, Malta, Portugalia, Serbia, Britania, Greqia, Zvicra, Islanda, Spanja, Moldavia, Gjermania, Finlanda, Bullgaria, Lituania, Ukraina, Franca, Azerbajxhani, Norvegjia, Holdana, Italia, Suedia dhe San Marino.
Në bazë të shortit të hedhur nga “Eurovision”, Anxhela Peristeri, e cila përfaqëson Shqipërinë, do të performojë e dyta.
Ndërsa, në garë është edhe një shqiptar, Gjon Muharremaj, i cili përfaqëson Zvicrën.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...