Zbulohet e shkuara e Delon Troqes, viktimës së të shtënave me armë të mbrëmjes së sotme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
Mësohet se 38-vjeçari është pronar i një servisi në qytetin bregdetar dhe vetëm para dy javësh ishte kthyer nga Spanja.
Mediat raportojnë se para se të hapte servisin dërgonte me turistë me gomone në Karaburun ose ishullin e Sazanit.
Ai ishte një emër i njohur për blutë, pasi ishte me precedentë penalë të mëparshëm. Troqe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës dhe për 920 ditë ka qëndruar në “arrest shtëpie”.
Madje në vitin 2017 ai ka paditur Ministrinë e Financave dhe ka kërkuar 3 mijë lekë shpërblim për 155 ditë paraburgim dhe për 920 ditë arrest shtëpie, me pretendimin se ka bërë burg të padrejtë, por nuk dihet se në favor të kujt është marrë vendimi.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës, por blutë ende nuk e kanë konfirmuar.
Deri më tani policia ka shoqëruar disa persona dhe ka gjetur një makinë të djegur në Sherishtë, brenda së cilës kishte edhe dy armë të tipit kallashnikov.
Ndërkohë, policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj vrasjeje.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?