Google ADS

“Lila” e Kidas dhe reperit gjerman Samra, drejt milionit të parë

16:50 | 21 Maj 2021
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka publikuar bashkëpunimin e radhës me reperin gjerman Samra.

“Lila” titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit RnB dhe hip-hop, shkruan portali arbresh.info

Muzika dhe ‘beat’-i janë punuar nga Mixey dhe Apollo, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur Nuk dhe Samra.

Kënga ka 16 orë që është publikuar dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 400 mijë klikime.

Duke parë trendin, kënga pritet të arrij 1 milion shikime në 24 orëshin e parë.

Ky është projekti i parë muzikor i këngëtares shqiptare për këtë vit, pas suksesit me këngën e parafundit “Drunk”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme