Google ADS

Haxhiu flet për dërgimin e marrëveshjes së NATO-së dhe Thaçit në Prokuroi

15:08 | 21 Maj 2021
L G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së qeverisë ka mbajtur një konferencë për media, ku foli edhe për dërgimin e marrëveshjes së NATO-së dhe ish kryeministrit në atë kohë, Hashim Thaçi në organet e hetuesisë.

Ajo tha se kryeministri Albin Kurti e ka akuzuar ish-kryeministrin Hashim Thaçin për marrëveshjen me NATO-n në vitin 2013 dhe jo sekretarin e kësaj organizate Anders Fogh Rasmussen, shkruan arbresh.info.

“Në linjë me atë që ka thënë kryeministri ne kemi trashëguar marrëveshje të dëmshme dhe të rrezikshme dhe në këtë drejtim marrëveshja që e potencuat vazhdon të jetë e dëmshme, ai nuk e ka akuzuar sekretarin e NATO-s, por ka akuzuar titullarin e atëhershme dhe problemet e vjetra nuk mund të adresohen për një kohë të shkurtë. Prokuroria nuk e ka obligim që të më raportojë për lëndët dhe nuk kam të drejtë të kërkojë raport për lëndën”, u shpreh Haxhiu.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti e ka dërguar në Prokurori marrëveshjen e nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e nënshkruar me 19 prill të vitit 2013, me të cilën marrëveshje FSK-së i ndalohet hyrja në veri të vendit./arbresh.info/

Të ngjashme