Eden Hazard nuk është bashkuar me grupin për seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së fundit në kampionat.
Real Madrid vazhdon të jetë në garë për titullin e La Ligas, ku edhe do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Villarrealit nesër, raporton lajmi.net.
Në seancën e fundit stërvitore të cilën po e zhvillon klubi, Hazard nuk është paraqitur aty.
Akoma nuk dihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit, ose nëse është duke ushtruar në palestër i ndarë nga pjesa tjetër e grupit.
Në anën tjetër, lajme të mira për tifozët madrilien është rikthimi i Sergio Ramos dhe Raphael Varane, të cilët po stërviten me grupin.
Vidhet arka për bamirësi në xhaminë e fshatit Siqevë në Pris...
Hezbollahut po i mbarojnë fondet, ndërsa Izraeli vazhdon bom...
Sylvinho tregon se çfarë kishte Çekia më shumë se Shqipëria
Këto janë arsyet se pse zgjoheni nga gjumi të uritur
Moti në Shqipëri
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën