Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas dekorimit të Ramiz Lladrovcit për performancën më të mirë.
Hoxhaj ka thënë se Komuna e Drenasit ka qenë më e dalluara në qeverisjen demokratike, menaxhim komunal shembullor dhe ofrim të shërbimeve sociale, transmeton arbresh.info
Tutje i pari i PDK-së, tha se kjo është qeverisja e PDK-së që do ta ndjekin edhe në komunat e tjera.
Postimi i tij i plotë:
“Për të disatën herë me radhë, komuna e Drenasit e udhëhequr nga kryetari i palodhur Ramiz Lladrovci është shpallur si komuna me performancën më të mirë. Institucionet e vendit dhe ambasadat e shteteve tona mike si Zvicra, Suedia dhe Norvegjia kanë vlerësuar se Komuna e Drenasit ka qenë më e dalluara në qeverisje demokratike, menaxhim komunal shembullor dhe ofrim të shërbimeve cilësore, për çka do t’i ndahen grante zhvillimore. Përgëzoj kryetarin dhe mikun tim, Ramiz Lladrovci i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka treguar përkushtim, përgjegjësi dhe vullnet të jashtëzakonshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Drenasit. Kjo është qeverisja e PDK-së dhe shembulli të cilin do ta ndjekim nëpër të gjitha komunat tjera”, ka shkruar Hoxhaj.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...