Në pikat e vaksinimit në vend përfundimisht me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 206.013. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë dje 9.561 qytetarë, ndërsa dje janë vaksinuar 11.646 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në vend janë aplikuar gjithsej 244.518 doza vaksina dhe 38.505 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas shifrave të fundit, siç theksohet nga Ministria, 44.7 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 37 për qind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.
“Vaksinimi zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat e vendit. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, ndërsa deri më tani numri i njerëzve që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 390.330 qytetarë, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin kombëtar të imunizimit. Janë vaksinuar personat e rritur, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk , ndërsa janë vaksinuar gjithashtu edhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 QS Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë dhe Ohër.
Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk sepse, siç deklarojnë ata, kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për t’u vaksinuar.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...