Studiuesit e martesave kanë rënë në përfundim se receta për një martesë të lumtur përbën disa nga këto gjëra.
Sipas tyre, burrat e gjatë dhe gratë e shkurtra kanë një martesë të lumtur dhe të gjatë, transmeton portal arbresh.info
Sigurisht ata theksojnë se faktorët kryesorë të një martesë të lumtur janë besimi, komunikimi, respekti dhe zakonet ndaj njëri-tjetrit.
Shkencëtarët kanë anketuar më shumë 8 persona në këtë hulumtim zbuluan një korrelacion midis gjatësisë së burrit dhe shkallës së lumturisë së gruas. Sa më shumë centimetra në lartësi midis të dyve – aq më e lumtur është gruaja.
Sipas tyre e gjithë kjo ka të bëjë me mënyrën se si e trajtojmë njëri-tjetrin në shoqëri.
Hulumtimet kanë zbuluar se burrat e gjatë kanë një nivel më të lartë të vetëbesimit dhe vetëvlerësimit, dhe kështu duken më tërheqës. Përveç kësaj, punëdhënësit i konsiderojnë burrat e gjatë si më të besueshëm dhe më të aftë, që do të thotë se ata fitojnë më shumë, gjë që i bën gratë e tyre më të lumtura.
Por, pavarësisht nga të gjitha hulumtimet dhe mendimet e shkencëtarëve, gjatësia nuk duhet të jetë kurrë çelësi i lumturisë dhe dashurisë.
Sipas tyre kjo është vetëm një tipar fizik, ndërsa më e rëndëishme për një martesë të lumtur duhet të jetë lidhja emocionale me partnerin./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...