Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud thuhet se është duke u kërkuar nga dy klube londineze.
Reprezentuesi i Francës pritet që të largohet nga ‘Blutë’ në përfundimin e këtij sezoni, kur edhe skadon kontrata e tij.
Ai ka qenë i lidhur me disa lëvizje në afatet e kaluara kalimtare, ndërsa tani thuhet se po kërkohet nga Crystal Palace dhe West Ham United.
Calciomercato.it raporton se ai mund të mbetet në Angli dhe të mos largohet në Serie A drejt klubeve sikurse Lazio apo AC Milan.
Crystal Palace ka paralajmëruar se do të bëjë një ‘revolucion’ në skuadër dhe kësisoj transferimi i Giroud do t’i ndihmonte shumë ata.
West Ham në anën tjetër, po kërkon një sulmues pasi ka ndarë rrugët me Sebastien Haller në janar të këtij viti.
‘Çekanët’ duken opsion më real për lojtarin, pasi ata kanë siguruar një vend në garat evropiane./lajmi.net/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg