Më shumë gjasë Hakan Calhanoglu nuk do të rrijë në MIlan, kështu që kuqezinjtë po shikojnë për ta zëvendësuar atë me Josip Ilicic, Henrikh Mkhitaryan dhe Rodrigo De Paul.
Turku do të jetë lojtar i lirë pasi që i skadon kontrata më 30 qershor dhe kuqezinjtë nuk dëshirojnë që t’i ofrojnë më shumë se katër milionë në sezon.
Ai mund ta fitojë dyfishin me skuadrën e Al Duhail në Qatar Stars League.
Milan janë duke shikuar për alternativa dhe sipas Tuttosport dhe se ata kanë bërë një listë këtë verë.
Ilicic është duke kërkuar më shumë minuta për të luajtur se sa merr në Atalanta, derisa raportet e tij me trajnerin Gian Piero Gasperini nuk janë të mira muajve të fundit.
Një tjetër lojtar interesant është Mkhitaryan, për të cilin duhet folur me trajnerin e ri të Romës Jose Mourinho para se të vendos ai nëse do ta mban apo largon nga Stadio Olympico.
Çifti kishin pasur përplasje në Manchester United dhe mbetet të shihet nëse ata kanë tejkaluar problemet e tyre.
De Paul i Udineses mbetet synimi primar, por çmimi i tij prej 35-40 milionë euro bën që ai të konsiderohet një transfer i shtrenjtë. /GazetaExpress/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...