Haziri: Për me çu ambasador politikë janë heq ata të karrierës

23:37 | 20 Maj 2021
Përparim Bublaku

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se shkarkimi i ambasadorëve të Kosovës, ka qenë pritur sepse është paralajmëruar edhe më herët.

Haziri është shprehur se LDK nuk e ka pasur asnjë ambasador të emëruar politikisht.

“LDK nuk e asnjë të emëruar politik. E fundit që ka qenë në Itali ka qenë Alma Lama që I është marrë mandate para kohës. Për dijenin time LDK nuk e ka asnjë ambasador”, tha ai në Politiko të Kanal 10.

Haziri e ka kritikuar mënyrën e dërgimit të ambasadorëve. Sipas tij janë larguar ambasadorët e akrrierës për t’u zëvendësuar me ata politik.

Haziri është shprehur se është ndier keq për shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

“Për Beqën jam ni keq. Shumica e ambasadorëve tanë janë autoritete janë që kanë fjalë e punë të mira, e ne politikë vlen ajo sivvjen shkon. Kjo ka qenë e pritur të ndodhë.”, thënë Haziri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme