Kabineti izraelit e ka konfirmuar vendimin për të miratuar një armëpushim, por sipas deklaratës ende nuk është rënë dakord për kohën se kur do të hyjë në fuqi.
Sipas kësaj deklarate armëpushimi u propozua nga Egjipti dhe do të jetë “i ndërsjellë dhe i pakushtëzuar”, shkruan bbc transmeton arbresh.info
“Kabineti i Sigurimit Politik unanimisht pranoi rekomandimin e të gjithë zyrtarëve të sigurisë, shefit të shtabit, shefit të Shin Bet (agjencisë së brendshme të sigurisë), shefit të Mossad (inteligjencës së huaj) dhe shefit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, për të pranuar nismën egjiptiane për një armëpushim dypalësh të pakushtëzuar, i cili do të hyjë në fuqi në një datë të mëvonshme”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, presidenti amerikan, Joe Biden i kërkoi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ulje të tensioneve dhe të kërkojë rrugën drejt armëpushimit. /arbresh.info/
Lexo edhe: Konflikti në Gaza, Izraeli pranon armëpushimin pas 11 ditësh luftë – Arbresh.info
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...