Lojtari i Llapit kryen me sukses operimin në gju

21:50 | 20 Maj 2021
Përparim Bublaku

Talenti i skuadrës së Llapit, Adonis Aliu ka kryer sot një operim në gju pas lëndimit të ligamenteve.

Lajmin për operimin e ka dhënë vet skuadra llapjane e cila beson shumë se Aliu shpejt do të rikthehet në fushë dhe do ta ndihmojë skuadrën drejt objektivave që ka.

“Klubi i qëndron pranë dhe i dëshiron rikthim të shpejtë!

Lojtari ynë Adonis Aliu sot i është nënshtruar operimit të ligamentit ACL të gjurit të cilin e kaloi me shumë sukses.

Aliu pësoi rupturë të ligamentit ACL në gjurin e këmbës së majtë dhe operimi ishte i pashmangshëm.

Shërim të shpejt Adonis, të presim dhe do të kthehesh edhe më i fortë”, ka shkruar KF Llapi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme