Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Massimiliano Allegri ka refuzuar punën në Tottenham Hotspur, duke dëshiruar më parë punën me Real Madridin, Napolin apo Juventusin
Ish trajneri i bardhezinjve dhe trajneri i Milanit është ende pa klub dhe po konsideron opsionet e tij për sezonin e ardhshëm.
Diario AS ka thënë se Allegrit i është ofruar mundësia për ta marrë drejtimin e Spurs, por e ka refuzuar ofertën e ekipit të Premier Ligës, transmeton GazetaExpress.
Tottenhami e ka shkarkuar Jose Mourinhon muajin e kaluar dhe ai pritet që të këtë një rol të ri si trajner i Romës sezonin e ardhshëm.
Allegri duket se dëshiron që ta drejtojë Real Madridin dhe shumë burime spanjolle thonë që ai është zgjedhja e parë nëse Zinedine Zidane largohet këtë verë.
Kjo ka bërë që ta lërë Napolin në pritje, pavarësisht se ai ishte zgjedhja e parë e Presidentit Aurelio De Laurentiis, pas prishjes së raporteve të tij me Gennaro Gattuson.
Madje edhe rikthimi në Juventus përflitet, dy vite pas largimit të tij, por pasi fitoi Kupën e Italisë, Andrea Pirlo deklaroi se ai e ka fituar mundësinë për ta drejtuar skuadrën edhe për një vit.
Megjithatë, kjo do të varet më shumë nga ajo se a do të kualifikohet Juventusi në Ligën e Kampionëve. /GazetaExpress/
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit