Dështon zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit

17:30 | 20 Maj 2021
Përparim Bublaku

Ka dështuar zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se pika e fundit e rendit të ditës, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, do të shtyhet për seancat e tjera.

Katër personat më të votuar ishin Arta Ibrahami me 30 vota, Selman Imeri me 32 vota, Naile Alaj me 32 vota dhe Maria Radulloviq me 30 vota.

Kriteri për t’u zgjedhur njëri nga këta kandidatë është që të kenë 50 vota. Në votim kanë marrë pjesë 98 deputetë./ arbresh.info/

Të ngjashme