Sonte nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2021, Shqipëria e 11-ta në renditje

17:24 | 20 Maj 2021
A. B.

Sonte (e enjte) do të zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2021.

Me një transmetim të drejtpëdrejtë nga “Ahoy Arena” në Rotterdam të Holandës, plot 19 shtete do të ngjiten në skenën e madhe të Eurovisionit, me vetëm 10 prej tyre që do të fitojnë biletën për të shkuar në finalen e madhe të së shtunës.

Nata e sotme sjell në skenë dy shqiptarë: Anxhela Peristerin, e cila përfaqëson Shqipërinë, dhe Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears), që përfaqëson Zvicrën.

Anxhela prezanton Shqipërinë me këngën “Karma” dhe mban kodin 11, ku mund të votohet nga shqiptarët që jetojnë në shtete pjesëmarrëse të natës së sotme, përfshirë edhe pesë shtetet në fuqi të Eurovisionit: Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Italinë, Francën dhe Gjermaninë dhe Holandën (si fituese e vitit 2019).
Eurovision 2021.

Ndërkohë Gjon’s Tears përfaqëson shteti zviceran me këngën “Tout l’Univers”.

Kjo është lista e plotë e shteteve që garojnë sonte në natën e dytë gjysmëfinale dhe kodet e tyre përkatëse:

1. San Marino / Senhit – Adrenalina
2. Estonia / Uku Suviste – The Lucky One
3. Republika Çeke / Benny Cristo – omaga
4. Greqia / Stefania – Last Dance
5. Austria / Vincent Bueno – Amen
6. Polonia / RAFAŁ – The Ride
7. Moldavia / Natalia Gordienko – SUGAR
8. Islanda / Da∂i Freyr og Gagnamagni∂ – 10 Years
9. Serbia / Hurricane – Loco Loco
10. Gjeorgjia / Tornike Kipiani – You
11. Shqipëria / Anxhela Peristeri – Karma
12. Portugalia / The Black Mamba – Love Is On My Side
13. Bullgaria / Victoria – Growing Up is Getting Old
14. Finlanda / Blind Channel – Dark Side
15. Letonia / Samanta Tīna – The Moon is Rising
16. Zvicra / Gjon’s Tears – Tout l’Univers
17. Danimarka / Fyr og Flamme – Øve Os På Hinanden.

Më poshtë gjeni numrat përkatës të secilit prej shteteve nga ku mund të votohet për Shqipërinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme