Google ADS

Përmbajtja e mendimeve, bindjet, idetë, deluzionet në botëkuptimin psikologjik

16:02 | 20 Maj 2021
Arditë Shkodra

Përmbajtja normale e mendimeve, rryma dinamike e vetëdijes që përben substratin e jetës së përditshme, përfshin paralajmërime, shqetësime, bindje, probleme, dëshira dhe fantazi që shfaqen me shkallë të ndryshme qartësie, gjallërie, dallimi, imagjinate dhe force.

Shpesh të menduarit normal është jologjik, përmban tepër bindje dhe paragjykime që mund të jenë qartësisht kundërshtuese, por pavarësisht kësaj ruhen me pasion dhe bindje.

Sistemet e bindjeve janë arena e mendimeve, zingjirët e përshtypjeve dhe pritshmëritë rreth të cilave organizohen planet dhe sjelljet. Sistemet e bindjeve mund të jenë shprehje të qëndrimeve,  duke përcaktuar pritshmëritë dhe gabimet e përgjithshme për botën të cilat informojnë se si të përpunohet informacioni i integruar. Shembuj janë optimizmi, pesimizmi, dhe paranoja, dhe se disa bindje lindin shpejtë dhe poashtu kalojnë, kurse të tjerat janë më të qëndrueshme më këmbëngulëse, më të forta dhe me tepër ndikim.

Sistemet e bindjeve të qëndrueshme shoqërohen me sjellje të pajtueshme me bindjet duke zotëruar herë pas here mardhëniet ndërpërsonale dhe mënyrën e jetesës. Disa bindje janë përsonale, ndërsa shumë të tjera ndahen me të tjerët.

Për shembull supozojmë se një burrë 48 vjeçar ka qenë shumë pesimist në fëmijëri, megjithëse nuk kishte tipare vegjetative të depresionit, ai besonte dhe sillej sikur bota ishte një vend i shëmtuar dhe e mbizotëruar nga individët e pandershëm dhe egoistë. Përcaktimi i synimeve atij i dukej budallallëk, duke pasur parasysh natyrën e botës. Ai u shprehte rregullisht këto bindje fëmijëve të tij, gjë që e tmerronte bashkëshorten e tij, që nuk ndante të njëjtin sistem bindjesh me të.

Fantazia imagjinare është një përbërës i rëndësishëm i të menduarit normal. Imagjinatat e gjalla, fantastike të fëmijëve të vegjël mund të prodhojnë fantazi të gjalla, në të cilat fëmijët zhyten plotësisht gati si gjendjet hipnotike.

Gjatë periudhës latente, shumë fëmijë krijojnë shokë imagjinarë. Në vitet e mëvonshme të menduarit imagjinar në të cilin rrymat e të menduarit që më parë ishin të ndara tashmë ndërveprojnë gjallërisht njëra me tjetrën për të prodhuar ide të tjera dhe se mund të jenë thelbi i fantazisë krijuese. Gjendjet meditative mund të lehtësojnë shprehjen e imagjinatave derisa ky lloj i të menduarit gjithashtu mund të ndodh gjatë proceseve ëndërrore.

Fantazitë imponuese janë përbërës normalë dhe të zakonshëm të vetëdijes së të rriturve.                       Gjatë periudhave të deprivimeve specifike si psh gjatë mosushqyerjes ose gjatë deprivimit seksual shpesh shfaqen fantazi të hollësishme të cilat i përmbushin këto dëshira.

Idetë janë përmbajtja e rrymës së mendimeve ato që janë të pajtueshme me përshtypjen e dikujt për veten, të pajtueshme me imazhin e individit për veten quhen egosintonike. Mendimet e tjera që kundërshtojnë vlerat kryesore të dikujt quhen të huaja për egon ose egodistonike.

Psh një impuls egodistonik për të vrarë dikë, i pajtueshëm me sistemet mbizotëruese të vlerave të dikujt, mund të krijojë një mendim kundërveprues egosintonik si psh vijon fjalia  nuk e ke me gjithë mend apo jo ?

Çrregullimet e përmbajtjes së mendimeve fillojnë me besimet dhe bindjet jonormale dhe në këtë këndvështrim duhet të mirren parasysh kultura e individëve. Pra bindjet që duken jonormale në një kulturë mund të pranohen në një kulturë tjetër.

Për shembull halucinacionet fetare të cilat ju antribuohen faktorëve psikologjikë ose biologjikë te shoqëritë bashkëkohore perendimore, në shumë kultura tjera u antribuohen rëndom shkaqeve fetare dhe shpirtërore.  Për sa i përket intensitetit të bindjes, bindjet e shtrembëruara variojnë nga idetë e mbivlerësuara deri në bindjet e përcaktuara e të patundshme që janë karakteristikë e deluzioneve fikse.

Ndërsa idetë e mbivlerësuara janë bindje të paarsyeshme dhe jonormale të cilat shkojnë përtej kufijve të arsyjes. Disa individë me ide të mbivlerësuara janë më pak ose aspak të vetëdijshëm, për faktin se idetë e tyre kanë më pak gjasa që të jenë të vlershme. Megjithatë, vetë idetë nuk duken të pabesueshme aq sa pjesa më e madhe e deluzioneve të cilat janë bindje fikse të pavërteta që mbrohen me këmbngulje edhe përballë fakteve që i hedhin poshtë e që nuk janë të përputhshme me përkatësitë arsimore, shoqërore, dhe kulturore të individit.

Xhelozia dhe shqetësimi patologjik për pabesinë e mundshme të partnerit mund të përbëjë një ide të mbivlerësuar, nëse nuk ka prova reale që ta justifikojnë dyshimin.

Supozojmë se nëse një burrë 42 vjeçar i cili kishte një mardhënie të shkurtër me një grua, nuk ishte i aftë ta pranonte faktin se ajo nuk donte ta takonte më. Ai sillte nëpër mend pothuajse takime të imagjinuara por edhe takime që i kishin pasur dhe i interpretonte gjestet e vogla në të kaluarën sikur tregonin dashurinë e pavdekshme të saj për të.                        Obsesioni dyshues i tij bëri që ta ndiqte vazhdimisht në punë dhe në shkollë, deri në pikën ku ajo ngriti padi kundër tij për ndjekje dhe ngacmim.

Idetë e referencës janë interpretime false, të personalizuara për ngjarjet aktuale, për të cilat individët besojnë se u referohen specifikisht atyre, kur në fakt nuk është kështu. Idetë e referencës mund të jenë më pak të qëndrueshme se sa bindjet deluzionale.

Për shembull, një grua psikotike 24 vjeçare nga një familje fetare shpërqendrohej plotësisht kur dikush në dhomë pastronte dhomën dhe rregullonte orenditë, ajo shpjegoi se e interpretonte këtë situatë si një mesazh drejtëpërdrejt për të, dhe i kujtonte asaj se ishte një mëkatare, se duhej të ishte më e pastër dhe e delirë, në sjelljet dhe mendimet e saj.

Rekomandime dhe këshilla praktike :

  1. Dëgjoni me vëmendje aktive atë që e shqetëson personin dhe përpiquni ta kuptoni atë konkretisht. Atëherë jini qetësues dhe njoftojeni personin që ju intereson.
  2. Mos argumentoni ose përpiquni ta bindni duke e racionalizuar situatën, lejoni që individi të shprehë ide. Pranoni mendimet e tij ose të saj.
  3. Ofroni një përgjigje të thjeshtë. Ndani mendimet tuaja me individin, por qëndroni të thjeshtë . Mos e mbingarkoni personin me shpjegime ose arsye të gjata.
  4. Kaloni fokusin në një aktivitet tjetër. Angazhoni individin në një aktivitet, ose kërkoni ndihmë me një punë të përditshme dhe esenciale, interesante, atraktive.
  5. Ju mund të ndiheni sikur i afërmi juaj kalon shumë kohë duke u shqetësuar për besimet e tyre. Ata mund të duken të fiksuar pas tyre.  Andaj sugjeroni që i afërmi juaj të provojë diçka tjetër për ta mbajtur mendjen larg gjërave.
  6. Vendosni kufij në mënyrë që të mund të diskutoni vetëm një besim të caktuar në kohë të caktuara. Mund të ndihmojë gjithashtu të vendosni një afat kohor për sa kohë do të flisni për besimin apo bindjet.
  7. Konsulltohuni me një psikoanalist, ose psikoterapeutist psikodinamik, sepse jeta juaj do të filloj një kapitull të ri.

Rron Kastrati – Psikolog social – Komuna e Prizrenit.

Referencat : Shqyrtimi i literaturës dhe studimeve nga Kaplan & Sadock përmes Traktatit të plotë të Psikiatrisë. ( Libër voluminoz- Vëllimi I).

Të ngjashme