Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën për krijimin e një komisioni të pavarur për të hetuar sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump, ndërsa një numër i konsiderueshëm republikanësh sfiduan përpjekjet e drejtuesve të partisë për ta bllokuar.
Gjatë dy ditëve të fundit, udhëheqësi republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy dhe udhëheqësi republikan në Senat Mitch McConnell punuan shumë për ta rrëzuar projekt-ligjin për krijimin e komisionit, i cili do të hetojë dhunën që la pas pesë të vdekur.
Dhoma e Përfaqësuesve votoi 252 pro me 175 kundër për ta miratuar komisionin, i cili u konceptua sipas modelit të panelit që hetoi sulmet ndaj Shteteve të Bashkuara më 11 shtator 2001. Projekt-ligji tashmë shkon në Senat ku ka një të ardhme të paqartë. Numri solid i republikanëve që votuan pro hetimit të pavarur – 35 nga 211 – sinjalizoi gjatë këtij votimi të rëndësishëm për disa krisje në vijën mbrojtëse të partisë për ish-Presidentin Trump.
Kreu i shumicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Steny Hoyer, tha se zoti McCarthy “arriti atë që kërkoi” nëpërmjet një kompromisi për strukturën e komisionit, të cilit do t’i ngarkohet të përmbyllë hetimin deri më 31 dhjetor. Ai shtoi se ish-Presidenti “Trump nuk e dëshiron këtë komision”. Ligjvënësi McCarthy është një aleat i ngushtë i ish-Presidentit Trump.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë