Google ADS

Puna që bëni ndikon edhe në peshën tuaj

10:58 | 20 Maj 2021
Trina Galanxhi

Hulumtimi i ri ka treguar se inxhinierët dhe mësuesit janë në rrezik më të madh të mbipeshes krahasuar me punëtorët e fabrikës, dhe arsyeja për këtë është qëndrimi ulur në një vend, transmeton portal arbresh.info

Një kompani zbulon se sot deri në 55 përqind e punëtorëve janë obezë. Nga kjo, rreth 40 përqind e të anketuarve besojnë se ata morën peshë për shkak të punës së tyre, dhe 59 përqind shtuan më shumë se katër kilogramë.

Fajtori kryesor në të vërtetë është stresi si dhe ushqimi jo i shëndetshëm që ata konsumojnë gjatë orëve të punës.

Hulumtimi zbulon se punonjësit e zyrave, inxhinierët, mësuesit, ekspertët e IT-së, avokatët dhe shkencëtarët shtojnë më shumë peshë.

Nga ana tjetër, punëtorët e fabrikës dhe infermierët kanë më pak probleme me obezitetin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme