Kosova ka humbur nga mos koordinimi i spektrit politik për temat nacionale

08:00 | 20 Maj 2021
S D

Koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe opozitës po shihet i domosdoshëm kur është fjala për tema të interesit nacional, vlerësojnë analistët politikë.

Sipas tyre ndasitë pushtet- opozitë i kanë kushtuar vendit në procese të rëndësishme, raporton arbresh.info.

Ata vlerësojnë se mungesa e bashkëpunimit për tema nacionale sjellë imazh të keq.

Aferdita Maliqi, njohëse e çështjeve politike për arbresh.info, tha se si shkak i këtyre përplasjeve Kosova ka humbur shumë, madje ajo theksoi faktin se liberalizimi i vizave vije si shkak i mos koordinimit të spektrit politik.

“Duke kujtuar proceset që kemi kaluar si vend, e dimë që për shkak të përplasjeve pozitë dhe opozitë ne kemi humbur shumë, e një nga to edhe liberalizimin e vizave, pikërisht për shkak të këtyre përplasjeve dhe mos koordinimit të faktorit politik në Kosovë. Tash, jemi në një fazë tjetër, ku pritet të rifillojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kemi një ndarje kaq të madh ndërmjet faktorëve politikë, pozitë dhe opozitë”, tha Maliqi.

Sipas Maliqit, krijimi i unitetit mes partive politike i takon Kurtit .

“Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të krijojë një klimë uniteti ndërmjet partive politike, duke pasur parasysh se i takon të udhëheq dialogun dhe të jetë më transparentë edhe me partitë, por edhe publikun, pra duhet të ketë një platformë të qartë të bisedimeve. Çështjet e rëndësishme shtetërore kërkojnë përfshirjen e të gjithë spektrit politik!”, deklaroi Maliqi.

Në anën tjetër analisti Arton Muhaxhiri, këto përplasje i sheh si normale, por jo edhe provokimet nga ana e Qeverisë për pjesën e UCK-së, dhe atyre që ndodhen në Hagë.

“Përplasjet në mes partive politike janë procese normale që ndodhin kudo nëpër shtete ku ka funksionalitet të institucioneve, përplasjet për program janë te normale por nëse qeveria vazhdon ta provokoj opozitën në pjesën e UÇK-së dhe çlirimtareve që janë në Hagë natyrisht kjo do të ndikonte negativisht edhe në zhvillimin e proceseve të brendshme”, tha Muhaxhiri.

Koordinimin mes pozitës dhe opozitës Muhaxhiri tha se sjellja e më hershme e partisë opozitare mund të ndikoj në tashmë partitë opozitare.

“Në varet në cilat fusha, nëse flasim për politika shtetërore gjithmonë duhet të ekzistoj një koordinim në mes opozitës dhe pozitës edhe pse pozita e tashme nuk i është përgjigj asnjëherë si opozitë pushteteve të kaluara, ndërsa kjo mund të jetë alibi edhe për partitë tashmë opozitare të mos i përgjigjen Qeverise Kurti në procese të rëndësishme”, deklaroi Muhaxhri.

Nexhmedin Spahiu, analist politik për arbresh.info, tha se e gjithë kjo është një imazh i keq dhe mungesë e një kulture komunikimi.

“Është më se e natyrshme që të ketë përplase pozit-opozit, pasi që këto përplasje i gjen në çdo vend të botës në çdo vend demokratik kështu që kjo. Kjo mund të jetë vetëm një imazh i keq për kulturën politike të vendit. I gjithë problemi qëndron që me pas një kulturë komunikimi ashtu siç e kanë vendet demokratike e që fatkeqësisht në Kosovë e në Shqipëri është shumë më i degraduar për shkak të nivelit që kemi këtu si shoqëri”, deklaroi Spahiu.

Ndryshe deri më tani asnjëherë paritë opozitare nuk kanë pranuar të jenë pjesë e dialogut duke thënë se kjo është përgjegjësi e Qeverisë. Ndërsa partitë në pushtet varësisht se cilat kanë qenë kanë bërë thirrje që opozita t’i bashkohet dialogut./S.D/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme