Google ADS

Japoni, farmacistët mund të lejohen të vaksinojnë për COVID-19

01:55 | 20 Maj 2021
Trina Galanxhi

Në Japoni farmacistët mund të lejohen të vaksinojnë në mënyrë që të përshpejtojnë vaksinimet kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i Kabinetit Përgjegjës për vaksinat COVID-19, Taro Kono, deklaroi në një konferencë për shtyp se ata diskutuan mundësinë që farmacistët jenë në gjendje të vaksinojnë.

Duke kujtuar që përveç mjekëve në shërbimin e vaksinimit caktohen edhe stomatologët, Kono theksoi se nëse kjo praktikë nuk është e mjaftueshme, ata gjithashtu do të caktojnë edhe farmacistët.

Në Japoni, filloi vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor në shkurt dhe personave mbi moshën 65-vjeç në prill.

Agjencia Kyodo raportoi se 3 për qind e popullsisë së vendit me 126 milionë banorë kanë marrë të paktën një dozë vaksine deri më tani, përqindje e cila është më e ulët midis ekonomive të zhvilluara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme