Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se në Kuds dhe Gaza nuk janë fëmijët që vdesin, por vetë njerëzimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur lidhur me sulmet ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës, presidenti turk theksoi se “para syve të të gjithëve vriten me armë të rënda të teknologjisë së fundit qindra të pafajshëm, shumica e të cilëve fëmijë dhe gra”.
“Institucionet ndërkombëtare dhe shtetet që predikojnë për demokraci, të drejtat e njeriut, drejtësi, liri, siguri po shikojnë këtë persekutim në heshtje”, tha Erdoğan.
Sipas presidentit turk, nuk ekziston një gjë të tillë ku gjithmonë i forti ka të drejtë. Ai shtoi se Turqia ekziston për të krijuar një botë ku të besojmë se është i fortë ai që ka të drejtë.
“Nëse sot heshtim për ato që ndodhin në Kuds, e dimë që nesër radha i vjen qyteteve tona të tjera të shenjta”, u shpreh Erdoğan.
Ai po ashtu theksoi se nëse nevojitet të paguhet një çmim për t‘i rezistuar persekutimit dhe për të mbrojtur të shtypurit, “ne nuk do të hezitojmë kurrë ta paguajmë edhe këtë”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?