Presidenti amerikan, Joe Biden diskutoi ngjarjet në Gaza me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë priste ulje të tensioneve në rrugën drejt një armëpushimi.
Sidoqoftë, Netanyahu tha pas telefonatës me Biden se ai ishte “i vendosur” për të vazhduar me bombardimet në Gaza derisa “qëllimi i Izraelit të përmbushet”.
Ndërkohë, përpjekjet diplomatike për një armëpushim midis Izraelit dhe udhëheqësve të Hamasit në Gaza nuk kanë arritur të bëjnë shumë progres.
Konflikti ka hyrë në ditën e 10-të, me një shkëmbim të vazhdueshëm të zjarrit me raketa nga militantët palestinezë në Izrael dhe me sulmet ajrore izraelite në Gaza.
Të paktën 219 njerëz, përfshirë gati 100 gra dhe fëmijë janë vrarë deri më tani në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë.
Izraeli ka thënë se të paktën 150 militantë janë midis atyre që u vranë në Gaza. Hamasi nuk jep shifra të viktimave për luftëtarët.
Në Izrael 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë janë vrarë, thotë shërbimi i tij mjekësor. Vendi pohon se rreth 3,750 raketa janë lëshuar drejt territorit të tij nga militantët në Gaza.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...