Google ADS

Gërvalla takon shefin e OSBE-së, e njofton me prioritetet

17:52 | 19 Maj 2021
Përparim Bublaku

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar sot me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla ka njoftuar ambasadorin Davenport për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës si dhe zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ky mision u ka ofruar institucioneve të vendit në vazhdimësi si dhe për gatishmërinë për të kontribuuar në çështje që lidhen me dialogun e brendshëm me komunitetet jo shumicë në Kosovë.

Po ashtu temë diskutimi ishte edhe menaxhimi i situatës me pandeminë Covid-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme