Rrahje në Prishtinë, plagoset një person

17:08 | 19 Maj 2021
A. B.

Një person është plagosur si pasojë e një përleshje në Prishtinë.

Lajmi për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16 :00, kemi marrë informatën se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme