“Reds” me një fitore ndaj Burnleyt i rrisin gjasat për kualifikim në Champions. Ata sonte mund t’i barazojnë pikët me të katërtin në tabelë, Leicester City.
Liverpooli e ka një mundësi të artë sonte, të cilën duhet ta shfrytëzojë gjithsesi.
“Reds” do ta vizitojnë Burnleyn në kuadër të xhiros së parafundit të sezonit në Premierligë.
Dhe, me një fitore eventuale, kampioni i deridjeshëm i Anglisë do t’i rriste dukshëm gjasat për kualifikim në Champions.
Në fakt, aktualisht “Të Kuqtë” i kanë tri pikë më pak se Leicester City, i cili e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Liverpooli më pas me një fitore ndaj Crystal Palacet në shtëpi, do të shkonte në Champions.
Ndeshja ndërmjet Burnley dhe Liverpoolit fillon në orën 21:15.
Duelin e parë e kishte fituar Burnley në “Anfield Road” me rezultat 1:0.
Paraprakisht, Arsenali e viziton Crystal Palacen sonte, kurse Tottenhami do t’i bëjë gosti Aston Villës. /Gazeta Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...