Google ADS

ZPS tregon kur do t’i dorëzojë dosjet

13:08 | 19 Maj 2021
L G

E pyetur nga gjykatësi i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara se a është e gatshme Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të dorëzojë materialet në tetor, kur edhe është caktuar data e dorëzimit të këtyre materialeve, prokurorja e ZPS-,së bëri të ditur se nuk ka ndryshuar asgjë rreth asaj që është deklaruar më herët.

“Parashtrimi ynë lidhur me hetimet është i pandryshuar, siç e kemi vërë në duke në parashtrim. Hetimet në përmbushjen e mandatit tonë parashikohen të vazhdojnë për një të ardhme të parashikueshme, por kjo nuk do të ndikojë në afatin e para gjykimit. Neve jemi të vetëdijshëm se do të na kërkohet autorizimi gjyqësor dhe kur të dalin materiale shfajësuese, ato do t’i nënshtrohen nxjerrje”, u shpreh prokurorja, shkruan arbresh.info .

Ajo, tha se deri në shtator ZPS beson se do jetë e gatshme të dorëzojë të gjitha materialet.

“Jemi në fazën kritike të nxjerrjes së materialeve, duke pasur parasysh problemet logjistike. Ka dal një punë që i ka marrë të gjitha burimet tona. Prandaj, ne parashikojmë të vazhdojmë deri në shtator këto përpjekje dhe duke pasur parasysh të gjithë këta faktor që përmenda, ne kemi paraqitur një datë tjetër. Pra, do t’i bëjmë parashtrimet lidhur me kohën e propozuar dhe dorëzimin e dosjes paraprake.”, tha ajo.

Ndryshe, veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999, shkruan arbresh.info.

Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, “që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./arbresh.info/

LEXO EDHE

Mbrojta e Thaçit dhe të tjerëve kritika ndaj ZPS-së: Nuk po na jepen informacione të plota – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme