Kylian Mbappe ia ka vënë dy kushte Paris Saint-Germainit për ta vazhduar marrëveshjen me klubin parisien.
Mbappe ende nuk ka vendosur për vazhdimin apo jo të marrëveshjes me PSG-në dhe indikacionet janë se ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë para se të përfundojë Kampionati Evropian 2020, i cili mbahet këtë verë.
Synimi kryesor i PSG-së këtë verë është blindimi i yjeve kryesore. Neymari e vazhdoi kontratën deri më 2025 ditë më parë.
Radha është e Mbappes tani, por francezi, përveç se nuk e ka për ngut, ka edhe kushte, sipas Le Parisien.
Njëra prej kushteve është vazhdimi i kontratës deri më 2023 dhe jo deri më 2025 siç ka ofruar klubi. Nëse Mbappe nënshkruan me PSG-në deri më 2023, atëherë ai do të ishte në gjendje të largohej nga Parisi verën e vitit 2022.
Kushti i dytë ka të bëjë me garancitë sportive. Mbappe dëshiron që klubi të sigurojë ekip të fortë që është në gjendje të luftojë për titull në Ligën e Kampionëve.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte