Shtatë personat që u arrestuan në aksionin e Policisë ku u kapën 400 kilogramë kokainë do të dalin sot para gjykatës.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, konfirmoi për arbresh.info, se seanca do të mbahet sot prej orës 10:30.
“Po, seanca për shtatë të arrestuarit do të mbahet sot, në orën 10:30”.
Dje Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për paraburgim pranë kësaj gjykate.
Të njëjtit dyshohen për tre vepra penale: “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./arbresh.info/
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...