Duke përjashtuar çdo zhvillim të papritur, një armëpushim midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit do të hyjë në fuqi të Enjten, ka thënë një zyrtar i lartë i Izraelit, sipas të përditshmes Haaretz.
“Nuk ka asnjë rezultat vendimtar dhe nuk do të ketë një të tillë,” citohet të thotë zyrtari. “Të gjithë jemi të lodhur”. Media të ndryshme hebraike po raportojnë se një armëpushim pritet brenda 2-3 ditësh pasi të dy palët kanë përmbushur qëllimet e tyre kryesore të deklaruara në konfliktin aktual.
Sidoqoftë, një burim diplomatik i njohur me përpjekjet e Egjiptit për të ndërmjetësuar një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit thotë për Times of Israel se bisedimet janë ende duke vazhduar dhe se asnjë marrëveshje e tillë nuk është arritur.
Raportohet se edhe kryeministri Benjamin Netanyahu ka informuar Uashingtonin se ai është gati për një armëpushim duke filluar të enjten. Një raport më herët tha se Egjipti ka propozuar një armëpushim duke filluar të enjten në 6 të mëngjesit dhe se Hamasi ka rënë dakord për ofertën. /tch/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...