Pedagogë e sociologë vlerësojnë se futja e lëndës fetare dhe asaj seksuale në shkolla do të kishte efekt tek nxënësit dhe rritje të vetëdijesimit.
Futja e këtyre dy lëndëve në shkolla ka qenë debat që një kohë të gjatë, duke parë rastet e dhunës në shkolla, si dhe dukuri të tjera negative si përdorimi i substancave narkotike nga nxënësit dhe ngacmimet seksuale.
Rasti i fundit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ku një e mitur ishte ngacmuar seksualisht nga disa nxënës të po kësaj shkolle, ka rikthyer debatin e idesë që këto lëndë të jenë pjesë e lëndëve në shkollat e Kosovës
Liridon Maliqi, drejtori i shkollës Model “Qamil Batalli”, vlerëson se në çdo shkollë duhet të futet edukata seksuale dhe edukata fetare, pasi që do të ndikonte në vetëdijesimin e mirëfilltë tek fëmijët.
“Unë dhe psikologeja e shkollës mendojmë që edukata seksuale është mirë të futet brenda shkollave, si edukata seksuale ashtu edhe edukata fetare. Mendojmë që do të kontribuonin mjaft mirë në shkolla, duke pasur efekt dhe duke rritur vetëdijesimin e mirëfilltë tek fëmijët”, thotë ai për arbresh.info
Për sociologët, edukata seksuale nuk është e trajtuar mirë nëpër shkolla, dhe kjo temë është ende tabu për shumicën e mësimdhënësve, dhe prindërve.
Sociologu Labinot Kunushevci, thotë se edukimi seksual në shkolla është shumë i nevojshëm.
Sipas tij, edukimi do t’i thyente shumë tabu, iluzione, komplekse dhe informacione të gabueshme për seksualitetin.
“Edukimi seksual është shumë i nevojshëm. Seksualiteti si kulturë dhe shëndet. Fëmijët sot vuajnë nga mani dhe komplekse të ndryshme. Për seksin, jo veç nxënësit, po edhe shumë prindër s’dinë gjë tjetër pos aktit seksual. Pra është aq kompleks, saqë vërtet edukimi do t’i thyente shumë tabu, iluzione, komplekse dhe informacione të gabueshme për seksualitetin”, thotë ai.
Kunushevci, thotë se do të kishte efekt në parandalimin e frustrimit seksual në raste të ndryshme.
“Fëmijët shumë pak dinë për shëndetin seksual, për sëmundjet dhe rreziqet seksuale, për kufijtë e komunikimit në adoleshencë, për filtrimin dhe lidhjet në adoleshencë, për pasojat e martesës së hershme dhe shtatzënisë së padëshiruar, për ndikimin e pornografisë, për perversitetin dhe bullizmin seksual, për banalitetin dhe ngacmimin seksual etj. Prandaj vërtet do të kishte efekt në parandalimin e frustrimit seksual të shprehur në raste të ndryshme”, thotë Kunushevci për arbreh.info.
Ndryshe, Rastet e ngacmimeve seksuale në Kosovë janë shpeshtuar kohëve të fundit.
Për rastin e fundit në shkollën “Faik Konica”, ka pasur reagime nga më të ndryshme, gjithashtu për ketë rast është protestuar të hënën në Prishtinë./A.Zeka/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...