Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pas darkës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Borrell.
Duke folur për vaksinat Kurti ka thënë se në muajt në vijim mundësia për të siguruar më shumë vaksina është rritur.
“Me hyrjen e muajit maj dhe qershor janë rritur mundësitë për të marrë më shumë vaksina. Unë jam i bindur që këtë vit do të arrijmë të vaksinojmë 60% të popullsisë”, tha ai.
Kurti pret që gjatë verës me ardhjen e mërgatës do të përmirësohet edhe ekonomia e Kosovës.
“Diaspora do të na ndihmoj në një ripërtërirj nga pandemia, pasi nuk është në pyetje vetëm shëndeti i popullsisë por edhe shëndeti në aspektin socio-ekonomik”.
Duke folur për vizat, Kurti ka thënë se shpresa më e madhe është te Gjermania, por nuk ka dhënë garanci për liberalizim të shpejtë të vizave./rtk/
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut