DEA amerikane konfirmon pjesëmarrjen në aksionin në Lipjan

23:45 | 18 Maj 2021
Përparim Bublaku

Agjencia Federale amerikane “DEA” që bën hetimin dhe luftimin e shpërndarjes së drogës ka konfirmuar pjesëmarrjen në operacionin që rezultoi me kapjen e 400 kilogramëve të kokainës në Lipjan.

Në një përgjigje për Klan Kosova, nga DEA thanë se përpjekja e përbashkët mes këtyre agjencive rezultoi me sukses.

“Agjencitë e përfshira janë Guardia di Finanza nga Italia, Policia e Shtetit Shqiptar, SPAK nga Shqipëria, Policia e Kosovës dhe DEA. Bashkëpunimi midis këtyre agjencive të shumta luajti një rol të ndërlikuar gjatë rrjedhës së çështjes që çoi në identifikimin dhe sekuestrimin e 400 kilogramëve kokainë si dhe arrestimin e shtatë personave”, thuhet në përgjigje.

Në hetimet e gjata ka marrë pjesë edhe Guardia di Finanza italiane, bashkë me policinë e Kosovës e të Shqipërisë.

Sipas Prokurorisë së Shtetit në Kosovës, vlera e kokainës së kapur të hënën arrin në 20 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme