OBSH ka paralajmëruar se pavarësisht nga rënia e numrit të pacientëve dhe vdekjeve nga Covid-19 në botë, dhe numrit më të madh të vaksinuarve në vende të caktuara, pandemia nuk ka mbaruar.
Drejtori i OBSH-së Tedros Gebrejesus tha në një konferencë në Gjenevë tha se numri i vdekjeve nga koronavirusi është duke rënë, por paralajmëroi se ndërgjegjësimi po zhvillohej në vendet më të pasura se pandemia ka përfunduar, sepse ata kanë një numër të madh të vaksinuarish, ndërsa bë disa pjesë të botës Covid-19 vazhdon të mbetet serioz, transmeton portal arbresh.info
Ai paralajmëron se variante të reja, sisteme të dobëta shëndetësore, zbatimi gjysmë i masave të mbrojtjes, si dhe mungesa e mjeteve mjekësore dhe vaksinave janë duke e përkeqësuar situatën në vendet e varfëra.
Kjo, siç shpjegon ai, komprometon prokurimin e vaksinave në një nivel global dhe nënvizon se programi Covax së shpejti do të mbarojë nga vaksinat.
Programi i shpërndarjes së vaksinave në vendet e varfra mbështetej në vaksinat nga Instituti i Serumit në Indi, i cili prodhon vaksinën Astrazeneca. Por shumë prej këtyre vaksinave nuk do të dalin nga India sepse ato janë të nevojshme për popullatën lokale, e cila po lufton me virusin.
Kreu i OBSH-së paralajmëroi se do të kenë 190 milion doza më pak sesa ishin planifikuar deri në fund të Qershorit dhe se 65 milion doza janë dorëzuar në 124 vende deri më tani.
Tedros Gebrejesus tha që prodhuesit e vaksinës së Astrazeneca ngadalë po rrisin sasitë e vaksinave të prodhuara, por që të tjerët nuk po e bëjnë atë.
“Na duhen vaksina tani në mënyrë që t’i shpërndajmë ato sa më shpejt të jetë e mundur,” thotë Tedros Gebrejesus.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve të pasura që të ndihmojnë vendet e varfëra me shpërndarjen e vaksinave.
“Ne duhet të vendosim një qëllim të përbashkët dhe të vaksinojmë popullatën e rritur sa më shpejt të jetë e mundur. Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”, tha kreu i OBSH./arbresh.info/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media