Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

23:30 | 18 Maj 2021
Përparim Bublaku

Një person ka pësuar lëndime trupore në një vetaksident që ka ndodhur rrugës për në Veternik.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas orës 22:00, ndërsa që i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 22:30 në rrugën që qon për në Veternik, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person  ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Flora Ahmeti për arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme