Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas përfundimit të darkës të shtruar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell për liderët e Ballkanit Perëndimor.
Kurti ka thënë se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka thënë se ai theksin e ka vënë tek liberalizimi i vizave dhe investimet në Kosovë.
“Unë kamë vënë theksin tek liberalizmi i vizave, por edhe tek investimet. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE duhet t’i përmbahen tri vlerave, demokratizimit luftimi i korrupsionit dhe ballafaqimi me te kaluarën, ku eliminohet nga skena politike kriminelet e luftës”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se ka qenë dakoordim që një takim i tillë të mbahet diku në Ballkan, duke shtuar se BE-ja është projekti më i rëndësishëm për ruajtjen e paqes.
Kurti ka folur dhe për dialogun me Serbinë, për të cilin ka thënë se takimi i radhës do të mbahet ka mesi i qershorit.
Ai tha se ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke.
Kurti ka folur edhe për rinisjen e dialogut me Serbinë që sipas tij do të jetë kah mesi i qershorit.
“Do te jetë dikur mes qershorit dialogu. Do të jetë takim për të diskutuar se si do të vazhdohet me dialogun, me çfarë agjende, kemi nevoje të dakordohemi për procesin përpara, nuk mund të vazhdojmë si në vitet e kaluara dhe me qeveritë e kaluar, duam dialog të përgatitur mirë si palë të barabarta. Thelbi është ajo që e ka thënë presidenti Biden dhe liderë të tjerë botërorë se zgjidhja e ka emrin në formën e togëfjalëshit, njohje reciproke”, ka thënë Kurti.”, tha Kurti. /arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve