Muriqi nuk arrin të shënojë kundër Torinos

22:37 | 18 Maj 2021
Përparim Bublaku

Lazio nuk ka arritur që të fitojë kundër Torinos në Stadio Olimpico të Romës. Vedat Muriqi në këtë ndeshje luajti për më shumë se 90 minuta dhe pati disa raste të mira për shënim, por që golin ia mohoi portieri në formë, Sirigu që priti edhe një penallti sonte

Lazio nuk ka arritur që të fitojë tri pikë në ndeshjen e shtyrë të xhiros së 25-të të Serie A italiane.

Sulmuesi i Kombëtares se Kosovës ka luajtur për 90 minuta në këtë ndeshje dhe kishte disa mundësi të mira për shënim.
Muriqi ishte në aksion që në minutën e tretë ku goditi me të majtën por priti Sirigu. Ai kishte edhe dy shanse të tjera të mira për shënim në minutën e 7 dhe 8 por që goditjet e tij me kokë përfunduan jashtë portës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme