Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova po vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak përmes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Garda Kombëtare e Iowa-s, përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar vizitën e një grupi të ushtarakëve të saj në Kosovë.
“Eprorët e tanë të lartë ushtarak po vizitojnë Kosovën në përpjekjen tonë të përbashkët dhe të vazhdueshme për stabilitet rajonal”, njoftohet në postim.
Në postimin në Twitter Garda Kombëtare e Iowa-s e ka ilustruar me foto aktivitetin e përbashkët me FSK-në, ku thuhet se janë duke zhvilluar një turne për të parë se si i zhvillon FSK-ja operacionet.
Pjesëtarët e FSK’së në kuadër të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë mbajtur para dy ditësh punëtorinë për mbrojtje kibernetike. /arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League