Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të martën se marrëdhëniet e vendit të tij me Bosnje e Hercegovinën zënë një vend të rëndësishëm në politikën ruse në Ballkan.
“Si një garantuese e Traktatit të Paqes, 25 vjet më parë, Rusia mbështet respektimin e palëkundur të parimeve të Marrëveshjes së Dejtonit, në lidhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tuaj”, tha Putin në një ceremoni të akreditimit të ambasadorëve të huaj në Moskë.
Bosnje dhe Hercegovina është një nga 23 vendet që dorëzuan letrat kredenciale për ambasadorë, më 18 maj.
Akreditimi në emër të Bosnje dhe Hercegovinës u dorëzua nga ambasadori i këtij vendi në Rusi, Zhelko Samarxhija.
Putin shtoi se Rusia është “e angazhuar në promovimin e marrëdhënieve dypalëshe me Bosnjën, në fushën e tregtisë, ekonomisë, kulturës, si dhe në sferën humanitare”.
Me Marrëveshjen e Dejtonit i është dhënë fund luftës në Bosnje, në vitin 1995.
Përveç palëve luftuese – serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve – marrëveshjen e kanë nënshkruar edhe SHBA-ja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Rusia dhe BE-ja.
Me Marrëveshjen e Dejtonit, Bosnja është ndarë në dy entitete: Federata Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...