Google ADS

Maqedoni: Vazhdimisht rritje e çmimeve, ushqimi është më i shtrenjtë në vitet e fundit

16:17 | 18 Maj 2021
A. B.

Trendi global i rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, nuk e ka anashkaluar Maqedoninë. Sipas raportit të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, në muajin prill sërish është shënuar rritje e çmimeve të naftës, ushqimeve dhe vajit ushqyes.

Në krahasim me muajin mars, rritja e indeksit të harxhimeve për jetesë shënon rritje dhe vajrat për 10.8 përqind, derivatet e naftës për 15.6 përqind, ndërsa tek perimet për 7.2 përqind.

Qytetarët thonë e ndjejnë rritjen e çmimeve në tremujorin e dytë të produkteve bazë, por disa kanë vërejtur edhe ulje tek disa prodhime.

Sipas të dhënave të ESHS-së, në prill të këtij viti, kostot e rritura të jetesës u regjistruan me 2.2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, por ka një normë më të lartë rritjeje në produktet bazë ushqimore.

Rritja e çmimeve do të vazhdojë, por përsëri inflacioni do të mbetet i moderuar – siguron Banka Kombëtare, e cila për këtë vit rishikoi parashikimin e inflacionit në 2.2%.

“Tek nafta, pas një rënie prej 35% vitin e kaluar, tani pritet rritje prej rreth 38%, dhe më pas rënie e moderuar vitin e ardhshëm. Dinamikë e ngjashme e çmimeve pritet për burime të tjera të energjisë, ushqim dhe metale”, thonë nga Banka Popullore.

Paralelisht me rritjen e çmimeve, LSM informon se shporta minimale për muajin prill është rritur për 204 denarë krahasuar me atë të mëparshmin (mars), pra arrin në 33,976 denarë.

Sipas LSM-së, rritja është për shkak të rritjes së dukshme të indekseve të kostos së jetesës së ushqimit dhe pijeve, si dhe veshjeve dhe këpucëve./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme