Peleshi: Shqipëria do ta mbështetëse Kosovën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare

12:40 | 18 Maj 2021
L G

Për herë të parë, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovë.

Ai, u prit në një ceremoni solemne nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehajm, shkruan arbresh.info.

Pas takimit dhe nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi mes dy shteteve, kreu i Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, Niko Peleshi, garantoi shtetin e Kosovës se do të vazhdojë të ketë përkrahjen e Shqipërisë.

Peleshi, pohoi se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e saj në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare siç është NATO.

“Kjo është vizita ime e parë në Ministrinë e Mbrojtjes. Shqipëria ka qenë dhe do të vazhdoj të jetë mbështetëse në të gjitha rrugët e anëtarësimit të Kosovës më organizatën ndërkombëtare. Ne do të ndihmoj për t’u anëtarësuar dhe për të shtruar rrugën drejt NATO-se”, tha Peleshi./arbresh.info/

Të ngjashme