Google ADS

Garda e nderit e FSK-së pritje solemne për ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi

10:56 | 18 Maj 2021
L G

Tepihu i kuq u shtrua, e garda e nderit u rendit. Krejt kjo ceremoni u bë në nderim të vizitës së ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi me rastin e vizitës që i bëri ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Pas parakalimit të gardës së nderit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), e intonimit të himnit të shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, dy ministrat filluan një takim në zyrën e Ministrit Mehaj, shkruan arbresh.info.

Pas takimit me dyer të mbyllura, dy ministrat do të nënshkruajnë dhe një memorandum bashkëpunimi e më pas do të ketë konferencë për media./arbresh.info/

Të ngjashme