Gjurçinovski merr pjesë në mbledhjen e Komitetit Ushtarak të NATO-s

10:19 | 18 Maj 2021
S D

Në selinë e NATO-s në Bruksel sot do të mbahet takimi i rregullt i Komitetit Ushtarak të Aleancës, në formatin e shefave të shtabeve të përgjithshme. Sipas agjendës, në takim pritet të bisedohet për planifikimet strategjike, ushtarake si dhe për përshtatjet e NATO-s deri në vitin 2030, respektivisht për operacionet, misionet dhe aktivitetet e këtij blloku.

Në mbledhje do të merr pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, Gjeneral Lejtnant Vasko Gjurçinovski.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel, Gjurçinovski gjatë ditës së nesërme pritet të marrë pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian në nivelin e shefave të shtabeve të përgjithshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme