Google ADS

Vrasja e shkodranit, Artan Hoxha: Aksion sekret, si e rrethoi policia natën shtëpinë e të “fortit”

01:28 | 18 Maj 2021
Trina Galanxhi

Endri Mustafa u gjet sot i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër. Viktima kishte qenë i dënuar më parë për plagosje. Mësohet se ai është qëlluar me të paktën 7 plumba. 1 plumb e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë “Bereta” që dyshohet se është arma me të cilën është kryer vrasja si dhe 8 gëzhoja.

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh mbrëmjen e sotme në “Log” se Mustafa u rrëmbye në  datë 14 maj dhe u torturua për t’i nxjerrë informacion dhe më pas u vra. E ndërsa autori ende nuk dihet, gazetari Hoxha zbuloi atë që ndodhi mbrëmë në Shkodër, ku u rrethua banesa e një të “forti” në lagjen “Kiras”, por pavarësisht tentativa të policisë nuk u hap deri në mëngjes, por nuk u gjet asgjë.

Policia e Shkodrës ka ushtruar mbrëmë gjatë natës një operacion të zgjeruar në Kiras dhe kanë bastisur një numër banesash që shumë rrallë ka guxuar (policia) që të shkojë atje. Banesa që e kanë murin nga 4 metra dhe kanë kamera jo vetëm te shtëpia, por që ku fillon rruga. Në një nga banesat nuk është hapur, kanë hyrë në oborr dhe nuk kanë mundur të hyjnë pasi i zoti nuk e hapte derën dhe aty kanë hyrë sot kur ka zbardhur.

Është një personazh shumë i njohur në Shkodër, nuk ka foto në media, është një personazh i cili është manjak i sigurisë, nuk bën kollaj gabime dhe është shumë e vështirë ta implikosh përfshirjen e tij. Gjithë natës është mbajtur shtëpia në rrethim deri në mëngjes, madje është kontrolluar edhe banesa e Fatbardh Licit që është ekzekutuar në gushtin e 2018.

Autoritetet janë mundur ta mbajnë sekret. Dyshimet janë qenë se personi që u gjet sot në Livadhe, dyshojnë se u mbajt peng në një banesë dhe aty u kërkua të nxirrej informacion prej tij. Nuk janë gjetur prova, di që u bastis zona kryesore në Kiras, por nuk kanë gjetur prova që në këtë zonë ka ndodhur rrëmbimi dhe është mbajtur peng Endri Mustafa. Kjo ngjarje nuk do të ngelet me kaq.

Shkodra ka një karakteristikë shumë të veçantë, qytetarët nuk bashkëpunojnë me policinë për shkak të mos besimit që kanë prandaj është e vështirë të zbulosh atentate. Në Shkodër nuk kemi një përgjigje për viktimat e tre viteve të fundit, që janë edhe nip e dajë që janë rrëmbyer dhe nuk janë gjetur më kufomat e tyre”.

Zgjidhja? “Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, që për fat të keq paralajmëron vijim prandaj duhet të ketë një reagim të fuqishëm që nuk mund ta bëjë policia lokale, duhet një Task Forcë nga Tirana që ka detyrë të godasë vetëm grupet kriminale të këtij niveli, pasi grupet lokale nuk kanë mundësinë dhe kurajo”.

Por cili është autori i vrasjes? “Autori është viktima e radhës, ai që do të goditet në vijim, do ta gjejnë vetë ata, gjë që nuk është fare normale, duhet të gjejnë një zgjidhje që të qetësojnë komunitetin atje” përfundoi Hoxha./abcnews/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme