Google ADS

Rama dhe Meta përballen të martën në Gjykatën Kushtetuese

01:05 | 18 Maj 2021
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta do të përballen ditën nesërme në seancë plenare në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë të kreut të qeverisë. Për shkak të masave në fuqi për shkak të pandemisë, seanca do të kryhet pa praninë e publikut.

Çështja lidhet me emërimin nga kryeministri të ish-ushtruesit të detyrës së Ministrit të Jashtëm Gent Cakaj të cilin Meta nuk e dekretoi. Më pas Rama u detyrua të mbajë vetë edhe postin e kryediplomatit të vendit. Meta këmbënguli se e drejta e kreut të shtetit është të vlerësojë kandidaturat dhe jo vetëm t’i firmosë ato.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

18 Maj, 2021

Kërkues

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare.

Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.

Subjekti i interesuar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Objekti

Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme