Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se kushdo që dëshiron ta marrë krejn e partisë, duhet t’i nënshtrohet garës zgjedhore.
Ai në Kanal 10 tha se PDK nuk mund të vazhdoj tutje me ushtrues detyre.
”Ka ardhur koha që PDK të shkoj në zgjedhje të reja”, tha ai në emisionin “Politiko”.
I pyetur se a do t’i hyjë garës për ktyetar të partisë, ai tha se për këtë do të diskutoj me kolegët në parti.
Hoxha tha se PDK ka qenë forcë e ndryshimit në këtë vend.
Ai ndër të tjera tha se kryesia aktuale dhe ai si ushtrues detyre duhet të japin dorëheqje në mënyrë që të formohet një komision që mbikēqyrë Konventën Zgjedhore.
Ai tha se kryetari i ri i PDK-së duhet të dalë nga një proces zgjedhor demorkatik.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...