Oganizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar se orët e gjata të punës janë duke vrarë qindra mijëra njerëz në vit.
Studimi i parë global i këtij lloji tregoi se 745,000 njerëz vdiqën në vitin 2016 nga goditje në tru dhe sëmundje të zemrës për shkak të orëve të gjata të punës, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Raporti gjeti se njerëzit më të prekur ishin ata që jetonin në Azinë Juglindore dhe në rajonin e Paqësorit Perëndimor.
OBSH pretenton se gjendja mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë.
Studimi zbuloi se duke punuar 55 orë ose më shumë në javë shoqërohej me një rrezik 35% më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik me 17% më të lartë të vdekjes nga sëmundja e zemrës, krahasuar me një javë pune prej 35 deri në 40 orë.
Studimi, i kryer me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), gjithashtu tregoi pothuajse tre të katërtat e atyre që vdiqën si rezultat i punës me orë të gjata ishin burra të moshës mesatare ose më të vjetër.
Sipas OBSH shkakëtari kryesor i vdekjeve është stresi i vazhdueshëm gjatë orarit të punës.
Sipas OBSH-së, numri i njerëzve që punonin me orë të gjata ishte në rritje përpara se të godiste pandemia, dhe ishte rreth 9% e popullsisë totale globale./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...