Sot (e hënë) pasdite është bërë grumbullimi i parë i Kosovës A në konkurrencën e femrave. Takimi ishte më shumë informativ dhe për të parë formën e lojtareve.
Përzgjedhësi i Kosovës A (F), Fidan Shatri ka folur para basketbollisteve për rëndësinë që ka ky grumbullim, por edhe formimi i Kosovës A dhe debutimi në garat ndërkombëtare.
Kujtojmë se kjo është hera e parë që Kosova A do të luajë në garat evropiane, përkatësisht në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro.
Edhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, duke iu drejtuar lojtareve ka thënë se ato do të kenë trajtimin e njëjtë si Kosova A meshkujt dhe shpreson në paraqitje të mira të tyre gjatë garave ndërkombëtare, njofton FBK.
Kur grumbullimi do të vazhdojë në qershor, do të kompletohet ekipi, me lojtare që luajnë jashtë Kosovës.
Në stërvitjen e parë ishte një atmosferë e mirë sportive, me basketbollistet që ndihen krenare, që po përfaqësojnë për herë të parë Kosovën A në garat evropiane. Ekipi i Kosovës përbëhet nga lojtare me përvojë, por edhe të talentuara, nga të cilat pritet shumë në të ardhmen.
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...